Ekrem Kastrati, i pari kryetar i ri komune që merr detyrën

Ekrem Kastrati, i pari kryetar i ri komune që merr detyrën

09:26, 25/11/2021

Është bërë pranimi i detyrës së Kryetarit të ri të komunës së Malishevës. Kryetari i zgjedhur i Malishevës, Ekrem Kastrati e mori detyrën nga ish-kryetari, Ragip Begaj.

Në ceremoninë e dorëzimit  të detyrës, Begaj deklaroi se gjatë udhëheqjes së tij në Komunën e Malishevës ka punuar me shumë përkushtim, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Kastrati është shprehur i lumtur që detyrën po e merr nga Begaj, duke premtuar kështu punë të palodhshme për komunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco