Kurti së shpejti merr ftesë për Samitin e Paqes në Seul

Kurti së shpejti merr ftesë për Samitin e Paqes në Seul

22:59, 24/11/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim kryesuesit e Federatës së Paqes Universale (Universal Peace Federation).

Kryesuesi i Federatës së Paqes Universale për Evropë dhe Lindje të Mesme Dr. Katsumi Otsuka, dhe presidenti i saj Dr. Jacques Marion uruan kryeministrin për detyrën.

Kurti theksoi fokusin e qeverisë në rritje ekonomike edhe zhvillim të ekonomisë si dhe synimin për të tërhequr investime të huaja direkte.

Duke folur për situatën me menaxhim të pandemisë, kryeministri i njoftoi për procesin e vaksinimit. Ai i njoftoi po ashtu se deri tani me një dozë janë vaksinuar mbi 64 për qind e popullatës së planifikuar për vaksinim, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 56 për qind.

U pajtuan që paqja po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa theksuan rëndësinë e studimit të paqes nga të rinjtë, derisa u tha se Kosova si vend që ka përjetuar luftën mund të dërgojë një mesazh të fortë se sa e rëndësishme është paqja.

Kryesuesit e Federatës së Paqes Universale bënë të ditur se kryeministri i Kamboxhias së shpejti do t’i dërgojë ftesë zyrtare homologut Kurti për Samitin e radhës të Paqes që do të mbahet në Seul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco