Vrasja që tronditi Kosovën, Gecaj zbardh fakte të reja në përvjetorin e vrasjes së dy policëve

Vrasja që tronditi Kosovën, Gecaj zbardh fakte të reja në përvjetorin e vrasjes së dy policëve

13:31, 24/11/2021

Prishtinë - Bajram Gecaj i LDK-së, ka kujtuar në 18-vjetorin e vrasjes, policët Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. "Liria mban emrat edhe të Isufit e Sebahates", ka thënë Gecaj në një postim të tij, shkruan Syri.net Kosova. Vrasjet nuk janë zbardhur nga drejtësia kosovare ende.

“Sot mbushen 18 vite nga atentati i pastër politik kundër Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolaj.t Ata ishin vrarë pse kishin vullnetin dhe guximin njerëzorë e profesional të hetonin krimet, përfshirë edhe nga ato më të ndjeshmet politike. Fatkeqësisht, duket se kriminelët e organizuar, pos që vranë fizikisht Isufin e Sebahaten, mbytën njëkohësisht edhe shpresën dhe guximin për hetimin e vrasjeve të mbi 100 aktivistëve të LDK-së në periudhën e pasluftës.  Vranë, pra, edhe nocionin e sundimit të rendit e ligjit, vranë shpresën e jetës së lirë e demokratike, vranë edhe mundësinë e prehjes së qetë të tyre dhe të ngushëllimit për familjarët e viktimave," u shpreh Gecaj.

“Tezaku Isuf më kishte informuar, diku rreth dhjetë ditë para atentatit, se kishte identifikuar tre individë vrasës potencialë të Tahir Zemës dhe se njëri nga të tre ishte padyshim vrasësi. Kjo, fatkeqësisht, ishte biseda ime e fundit me te,” ka zbardhur Gecaj detajet nga biseda me të ndjerin.

“Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj ishin profesionistë, prandaj edhe një herë apeloji, kërkoj dhe insistoj publikisht që prokuroria të hetojë seriozisht të gjeturat e Isufit e Sebahatit, të cilat besoj fuqishëm se janë edhe të dokumentuara dhe të arkivuara diku në sirtarët e policisë apo prokurorisë … Shfletoni shkresat ju lutem dhe gjeni e dënoni vrasësit katilë; mos prisni që këte ta bëjnë ndërkombëtarët!”, ka apeluar Bajram Gecaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco