Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

11:42, 24/11/2021

Prishtinë - Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë këtë të premte mbledhjen e radhës të përbashkët. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Po”, tha shkurt ai për Reporteri.net.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet ditën e premte, më 26 Nëntor, në qytetin e Elbasanit. Që prej vitit 2014, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e të dyja qeverive. E fundit u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco