Krerët fitues të komunave mbeten pa mandat nëse nuk betohen brenda një muaji

Krerët fitues të komunave mbeten pa mandat nëse nuk betohen brenda një muaji

07:29, 24/11/2021

Prishtinë - Sipas ligjit në Kosovë për vetëqeverisjen lokale, kryetari i komunës që nuk arrin ta bëjë betimin brenda një muaji nga çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, të martën çertifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë në 18 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021, ndërsa ditë më parë janë çertifikuar edhe rezultatet për kuvendet komunale në 38 komuna.

Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës bëhet brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këtë mbledhje të Kuvendit të komunës e thërret kryetari i zgjedhur, brenda 15 ditësh nga dita e çertifikimit të rezultateve.

Neni 42, i këtij ligji e thekson qartë se kur duhet të thirret mbledhja inauguruese dhe nga kush thirret, si dhe nga kush udhëhiqet.

Ndërkaq neni 57 i këtij ligji, pika 2 thotë se nëse kryetari që dështon ta bëjë betimin brenda një muaji nga çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Pika 57.1 thotë se me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të komunës. Teksti i betimit është si në vijim: “Betohem (ose deklaroj solemnisht) që do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së … me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco