Tragjedia shqiptare në Bullgari/ Osmani: Kosova i di mirë dhimbje të tilla, ne jemi pranë jush!

Tragjedia shqiptare në Bullgari/ Osmani: Kosova i di mirë dhimbje të tilla, ne jemi pranë jush!

10:50, 23/11/2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen e thellë për tragjedinë që pllakosi në Maqedoninë e Veriut, pasi 46 pasagjerë, familje me familje, u shkrumbuan brenda një autobuzi që mori zjarr duke kaluar nëpër Bullgari.

Osmani shkroi në Fb: "E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona. Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.

U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.

Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t'u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco