Dy qytetet e Kosovës ku po qarkullojnë shumë para të falsifikuara

Dy qytetet e Kosovës ku po qarkullojnë shumë para të falsifikuara

09:27, 23/11/2021

Prishtinë - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 600 euro të cilat dyshohet se janë falsifikuar. Paratë janë konfiskuar në Prishtinë dhe Lipjan. Rastet sipas raportit të Policisë janë:

Në Prishtinë, ankuesja kosovare, punëtore në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të parave nga bankomati kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë.

Në Lipjan, ankuesi kosovar, menaxher i pikës së karburantit, ka raportuar se një e dyshuar kosovare kishte blerë karburant me vlerë 20 euro dhe pagesën e kishte bërë me një kartëmonedhë në vlerë 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco