Sindikata e Arsimit: Nëse Kurti s'na përgjigjet, në dhjetor protesta dhe në janar, greva!

Sindikata e Arsimit: Nëse Kurti s'na përgjigjet, në dhjetor protesta dhe në janar, greva!

11:50, 22/11/2021

Prishtinë - Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në tryezën e AAK-së për pagat në sektorin publik,ka deklaruar se janë në hall të madh dhe se kanë frikë që arsimi në vend të kthehet në një situatë të pakëndshme.

Jasharaj tha se janë të detyruar të thërrasin veprime sindikale nëse Qeveria dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk i takojnë.

“SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale i kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut”, deklaroi ai - raporton Syri Kosova

Kreu i dinsikatës theksoi se muaji janar i 2022-s do ta gjejë vendin me protesta e greva, nëse Qeveria e ministri Murati nuk i takojnë krerët e kësaj sindikate.

“SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë, ata po kërkojnë çfarë me ligjin e pagave”, tha tutje.

Jasharaj parashikoi se nëse nga vendi largohen mësimëdhënësit për shkak të pagave, do të mbesin vetëm “më të dobëtit” dhe ikja do të bëhet edhe nga mësimdhënësit që punojnë në institucione private.

“Mos i drejtoni shigjetat nga ne, nëse s’ka përgjigje nga Qeveria do të gjendemi në greva e protesta. Më 4 dhjetor me protesta, më 18 me të tjera, janari do të na gjej me greva”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco