Dhunimi i familjes rome në Prizren: Kryefamiljari thuhet se kurohet për leuçemi

Dhunimi i familjes rome në Prizren: Kryefamiljari thuhet se kurohet për leuçemi

11:43, 22/11/2021

Një rast mjaftë i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një prej qendrave tregtare në qytetin e Prizrenit. Si fillim u raportua për një rrahje në mes personelit të sigurimit si dhe një familje, ku arsye kryesore thuhej të ketë qenë mos-vendosja e maskës.

Nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast deklaruan se janë shoqëruar në stacion policor katër person, ndërsa u raportua se njëri nga të përfshirët në rrahje u dërgua në spital. Por gjatë ditës së sotme u bë e ditur se familja në fjalë janë nga komuniteti rom.

Avokati Arianit Koci ka shkruar së fundi se kryefamiljari rom i cili u rrah në këtë rast është në terapi kundër leuçemisë, transmeton lajmi.net.

“Kryefamiljari rom, që është rrahur nga sigurimi në një qendër tregtare në Prizren (shih videon në postimin e mëparshëm) – qenka në terapi kundër leukemisë!”, shkroi ai. Duhet përkujtuar që në pamjet e publikuara dje dhe sot shihet se kjo përleshje ishte mjaft e rëndë dhe kishte vazhduar deri në brendësi të objektit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco