'Ku ku për ne!' -  Paralajmërimi për shtrenjtim të energjisë i revolton kosovarët

'Ku ku për ne!' - Paralajmërimi për shtrenjtim të energjisë i revolton kosovarët

18:47, 19/11/2021 Nga Dardan Gashi

Kosovarëve së shpejti pritet të iu shtohet edhe një barrë e rëndë për xhepin e tyre. KEDS ka paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike së shpejti mund të rritet. Ky paralajmërim nuk do t’ia lë shenjë serbëve të veriut të Kosovës, për të cilët tani e sa vjet paguan shteti. Syri.net Kosova sjell reagimet e qytetarëve, bizneseve, njohësve të kësaj pune e deputetëve.

Nga Dardan Gashi

Image

Kriza energjetike që ka kapluar Evropën, ka trokitur edhe në Kosovë. Me anë të një komunikate për media, në fund të saj KEDS ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Fajin për këtë ia lë importit që ka kaluar jashtë cdo normë. Kjo rritje, sipas KEDS-it, ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe rritjes së kërkesës.

“KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në një komunikatë.

E paralajmërimi i KEDS, ka nxitur reagimin e secilës shtresë së popullësisë në Kosovë. Deputetë, biznesmen, qytetarë e ekonomistë e kanë cilësuar të papërballushëm rritjen e çmimit të energjisë në vend. Jeton Salihu, qytetar nga Prishtina, punonjës ne sektorin publik, thotë se një ngritje e tillë do të jetë e papërballueshme.

"Jetoj në periferi të Prishinës. Gjatë dimrit ngrohemi me rrymë e në rast se rritet cmimi, nuk e di cka do bëjmë, skemi alternativë tjetër të ngrohjes përveq me energji elektrike" thotë Salihu për Syri.net Kosova.

Ndryshe nga Salihu i cili e ka hallin tek ngrohja gjatë dimrit, Vigan G. i cili merret me mihjen e kriptovalutave, deklaron se kjo do të jetë një goditje e madhe për të ardhurat e tij.

"Nëse rritet çmimi, normal kanë me ra fitimet"

I pyetur se a do e vazhdoj ketë 'zanat' në rast se ngritet çmimi ai jep këtë përgjigje.

" Kjo punë është krejt ceshtje llogarie, në fund të muajit i bon kalklulimet sa ke fitu edhe sa ke shpenzu rrymë. Nëse del që je në humbje automatikisht që duhet me ndal 'mining' (mihjen) deklaron Vigani për Syri.net Kosova.

Erdonit Hoxha, me banim të përkohshëm në Prishtinë, për Syri.net Kosova deklaron se në rast se ndodh një ngritje e çmimit, mbijetesa do të bëhet mjaft e vështirë.

“Uroj të mos rritet, pasi neve na vëshitrësohet puna shumë. Duke qenë se pos qirasë paguajm edhe ushqim, veshje, mbeturina, ujë e internet, rritja e këtyre çmimeve siç është edhe rryma, është aq e frikshme si mendim, e lëre më të ndodh, pasi mund të bëhet e vështirë mbijetesa! Pra, duhet të punojmë vetëm për të paguar fatura, e jo për të bëre jetesë normale” thotë ai.

Plator Asllani, pronar i restorantit ‘Luxor’ në Obiliq, për Syri.net Kosova uron që kjo rritje të mos ndodh, pasi iu vështirësohet puna shumë.

“Uroj të mos rritet, pasi neve na vëshitrësohet puna shumë. Duke qenë se pos qirasë paguajm edhe ushqim, veshje, mbeturina, ujë e internet, rritja e këtyre çmimeve siç është edhe rryma, është aq e frikshme si mendim, e lëre më të ndodh, pasi mund të bëhet e vështirë mbijetesa! Pra, duhet të punojmë vetëm për të paguar fatura, e jo për të bëre jetesë normale” deklaron ai.

Ndërsa profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, thotë se nëse për të gjitha produktet ka arsye të rritjes së çmimit më së paku nuk duhet të ketë për energjinë elektrike.

 “Kur ne jemi vendi që disponojmë rezerva më të mëdha të thëngjillit ku radhitemi në mesin e pesë vendeve në nivel botëror dhe ne të kemi krizë energjetike parmandoni në sferat tjera ekonomike si do të jemi” shprehet ai.

Ai shton se nga ajo që po shihet deri më tani të gjithë kauzat e kryeministrit Kurti kanë qenë mashtrim që nga aspekti kombëtar, si në bisedime me shtetin serb, parandalimi i korrupsionit.

 “Sidoqoftë këto ngëlltiten por kauza e ngritjes së mirëqenies së qytetarit  ka qenë ‘Alfa dhe Omega’ e platformës së kryeministrit Kurti, me të ardhur në pushtet vetëm u përshkallëzua edhe më keq.Kryeministri aktual, është i prirur më e gjetë gabimin dhe fajin dikund tjetër por vetëm  përgjegjësi nuk merr, pra tani fajin e hudh tek trendi global së pari duhet me pas të qartë që para se me ardh në pushtet, Kosova funksionon sipas ekonomisë së tregut, që ndikimi tregtar është i pritshëm, së dyti si një qeveri me orientim majtist është dashtur të intervenohet për të rregulluar cmimin në treg përmes  poltikave fiskale dhe jo fiskale” shton Kadriaj.

Kadriaj, kujton kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, e që sipas tij veprimet e njejta duhet ti bëjë edhe Kurti.

“Kryeministrit i kujtojmë që të qeverisurit nuk bëhet me leksione, akuza dhe kundër akuza por me veprime konkrete. Njëherit i kujtojmë opinionit që situatë e njejt ka qenë kur ka marr mandatin ish kryeministri Haradinaj brenda një kohe shumë të shkurtër e ka zgjidhur problemin e energjise elektrike,  kryeministrit Kurti në atë kohe ka qenë zëri më i madh i opozitar duke atakuar ish-kryeministrin Haradinaj.Të bëhesh kryeministër është ambicie por me të marr mandatin merr përgjëgjësi dhe si asnjë kryeministër tjetër jeni kryeministri me stabilitetin më të madh  qeversisës, qytetari pret veprime e jo arsye për mospunë” përfundon ai.

E nga foltorja e Kuvendit, është ankuar edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Derisa po debatohej për ngritjen e çmimit të rrymës, Bekim Haxhiu ka treguar se fatura e rrymës në shtëpinë e tij ka ardhur 42 përqind më shtrenjtë se muaji paraprak i vitit të kaluar.

“Secilit qytetar edhe mua fatura e muajit nëntor na ka ardhur shtrenjtë. E kam bërë matjen me faturën e vitit të kaluar dhe këtë vit. Më ka dalë se rryma ka ardhur më shtrenjtë këtë vit për 42 përqind”, është ankuar Kamishi.

 

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ditë më parë tha se furnizimi i qytetarëve me energji elektrike nuk varet shumë nga eksporti, prandaj edhe nuk ka vend për panik sa i përket shtrenjtimin të rrymës për qytetarët.

Madje ajo ka ftuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të evitojnë ngrohjen me rrymë gjatë dimrit, kur edhe rritet konsumi.

Kujtojmë se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka ndarë 6.7 milionë euro të tjera për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të këtij viti. Kështu, kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh tashmë është rritur në 17.7 milionë euro./ SYRI.NET.KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco