'Glauk Konjufca është politikani më servil i Kurtit'

'Glauk Konjufca është politikani më servil i Kurtit'

22:00, 18/11/2021

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj e ka quajtur servil kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca. E quan atë zëdhënës të qeverisë së Albin Kurtit.

“Glauk Konjufca besoj që është shndërruar në zëdhënësin e qeverisë, në vend se të ishte kryetar i Kuvendit. Besoni kurrë kryetar më pa kryetar se Glauk Konjufca, s’ka pasur Kuvendi i Kosovës. Edhe kur ka qenë Kolë Berisha, edhe kur ka qenë Jakup Krasniqi e Nexhat Daci, kanë qenë partiakë por zëdhënës të qeverisë kurrë nuk kanë qenë”, tha Molliqaj.

“Nuk ka politikan në Kosovë i cili e personifikon më shumë servilitetin se Glauk Konjufca”, thotë ai në RTV Dukagjini.

“Ka shkuar në Kamenicë dhe ka thënë se në Kamenicë s’ka nevojë me u mbyll shkolla por me u hap shkolla. Unë po e sfidoj nga këtu se në katër vjetër e ardhshme s’ka me u hap atje një shkollë e re. Një njeri që e di se një gjë e tillë s’ka me ndodh dhe e thotë, s’ka kuptim tjetër veçse servil ndaj shefit”, shtoi ai.

“Tash kur Kurti është fshehur, e tani s’po mund të fshehët se është kryeministër, nuk e ka mbajt asnjë konferencë për shtyp, nuk e ka mbajt sa e di unë asnjë konferencë për shtyp për procesin zgjedhor. Në dy konferenca tjera i thotë disa fjalë. E nxjerr kryetarin e Kuvendit që është zëdhënësi i tij dhe fol për rezultatin zgjedhor. Mendoj se ky është degradim”, tha Molliqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco