Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pas të drejtë

Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pas të drejtë

22:09, 27/10/2021

Plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka ekzistuar vërtetë dhe një prej ideatorëve ka qenë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mattheë Palmer. 

Politikania boshnjake, Sabina Çudiç, nënkryetare e partisë boshnjake Nassa stranka, në Bosnje Hercegovinë, zbardhur bisedat që ka patur me të dërguarin amerikan në rajon dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës dy vite më parë.

Çudiç thotë se Matthew Palmer i ka konfirmuar platformën që do të konkludohej me firmosjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, e cila parashikonte shkëmbimin e territoreve, de jure copëtimin e Kosovës.

Çudiç rrëfen se ka patur mospajtime me Palmer që prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti e Vlora Çitaku, i pari drejtues i Prishtinës dhe e dyta, ambasadore e Kosovës në SHBA, pasi ajo e kishte pyetur direkt nëse ishte ai mbështeste apo ishte ideator i planit për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë. 

"Unë e takova zotin Palmer në Washington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës. Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë​”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në SHBA i tha se “një marrëveshje është arritur”, duke shtuar se "po kërkohej një moment i favorshëm që administrata Trump ta paracaktonte këtë marrëveshje si historike".

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë”, shkruan ajo

Ndërsa thekson se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”. 

Image

Kjo dëshmi e politikanes boshnjake tregon se ish-kryeministri Sali Berisha paska patur të drejtë kur denoncoi që në krye të herës planin për ndarjen e Kosovës, nismë kjo e sponsorizuar nga filantropi George Soros dhe mbështetur nga kryeministri Edi Rama.

Koston e qëndrimeve të tij kundër copëtimit të Kosovës, ish-kryeministri Sali Berisha e mori në datën 19 maj kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e shpalli non grata.

Gjë që solli si kundërpërgjigje padinë e Berishës ndaj Blinken në Gjykatën e Parisit për shpifje dhe akuza të pabazuara si dhe nisjen e 'Foltores' me demokratët, pasi vendimi i padrejtë i Blinken afektoi edhe linjën politike të PD dhe lidershipin Lulzim Basha, i cili përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD. 

'I rrezikshëm edhe për Bosnje Hercegovinën'
“S’kam më asnjë dyshim se plani i zotit Pallmer për Bosnjës dhe Hercegovinën është i rrezikshëm dhe shkatërrimtar”, shton më tej Sabina Çudiç, Nënkryetarja e partisë boshnjake Nassa Stranka.

“Nuk dua të spekulojë mbi motivet e tij”, u shpreh ajo, duke komentuar vizitën e Palmer në Sarajevë, i cili është emëruar nga Joe Biden si përgjegjës për mbikëqyrjen e programit të Reformës Zgjedhore në Bosnje Hercegovinë. Por Çudiç e sheh me dyshim misionin e Palmer, nisur nga ajo që ai tentoi në Kosovë. 

“Plani është i rrezikshëm dhe i gabuar dhe mundet që në kuptimin afatshkurtër – të mbyllë OHR-në, duke vazhduar ‘dialogun strukturor’ me Dodik-un, e në këtë mënyrë duke i dhënë pajtimin atij për të marrur pushtetin e shtetit të BeH-së, duke marrë vendime në Zagreb dhe Beograd – kjo i bie përfundimisht shpërbërje e Bosnjes dhe Hercegovinës”, ka shkruar ajo.

Çudiç tha se para se Pallmer të takohet me dikë, duhet të “komentojë letrën që i doli”.

“Në atë letër që adresohen objektivat e vizitave të tij të shkuara dhe vizitat e ardhsme në BeH, qartazi shihet që ai nuk e ka në plan t’i bëjë presion forcave më destruktive – në fakt, ata janë bashkëbiseduesit e tij primar”, vazhdoi ajo.

“Administrata amerikane duhet të distancohet nga zoti Palmer”, tha ajo, “sepse siç dëshmojnë dokumentat tashmë, angazhimi i tij është i kompromentuar”, shkruan Çudiç.

Ndërsa iu referua edhe kongresit të nesërm, ku do të ketë seancë të veçantë për angazhimin amerikan në Ballkan.

Nesër është një mundësi për të problematizuar pozicionin amerikan mbi sanksionet për Dodik-un, marrëdhëniet me OHR-në, Ligjin Zgjedhor dhe angazhimin e SHBA për integritetin territorial dhe sovranitetin e BiH”.

“Paraqitja e këtij lloj informacioni për një arsye nuk është një praktikë e vendosur dhe nuk është lloji i sensacionalizmit që unë mbështes. Por serioziteti i situatës me të cilën përballet Bosnja dhe Hercegovina, mendoj se kërkon angazhim dhe reagim urgjent”, vazhdon ajo.

“U bëj thirrje kolegëve të mi, qëllimi dhe stabiliteti i të cilëve në rajon është të shpallin, angazhojnë dhe udhëzojnë administratën amerikane që të protestojë kundër këtij lloj vendimmarrjeje në lidhje me BeH dhe Ballkanin,” shpjegoi Çudiç në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco