E rëndë/ Ndërron jetë në zyrën e Ministrisë së Kulturës regjizorja e njohur

E rëndë/ Ndërron jetë në zyrën e Ministrisë së Kulturës regjizorja e njohur

19:30, 27/10/2021

Një lajm i hidhur vjen nga Kosova. Regjizorja e njohur Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Shkak i vdekjes dyshohet të jetë një atak në zemër.

Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë një moshën 51-vjeçare dhe për këtë lajm të trishtë kanë reaguar edhe komuniteti artistik

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

Më tej në komunikatën e Ministrisë shkruhet: 

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Regjizorja ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, si dhe ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco