Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, Apeli i Gjykatës Speciale refuzon kërkesën për lirim

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, Apeli i Gjykatës Speciale refuzon kërkesën për lirim

18:10, 27/10/2021

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet. 

Avokatët e Thaçit iu drejtuan kësaj gjykate për lirimin e ish-presidentit duke argumentuar se një vendim i tillë nuk do të përbënte asnjë rrezik.

Në vendimin e Aapelit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm përpara tij në lidhje me kushtet e propozuara të lirimit për t’i mundësuar atij të marrë një vendim të informuar për zbutjen e rreziqeve të identifikuara.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje dhe shkoi në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte, nga Dhomat e Specializuara. Bashkë me të, si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u akuzuan edhe ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco