Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID-19, ja sa raste të reja

Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID-19, ja sa raste të reja

14:57, 24/10/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Në total numri i rasteve aktive është 456.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco