Rrëfimi i pejanit që i shkoi djali në Siri: Ndihmojeni të kthehet me familjen, do të përballet me drejtësinë

Rrëfimi i pejanit që i shkoi djali në Siri: Ndihmojeni të kthehet me familjen, do të përballet me drejtësinë

07:51, 23/10/2021

Një burrë nga Peja prej disa vjetësh nuk e  ka djalin e tij pranë. Diku mes viteve 2012 - 2013, 33 vjeçari nga Peja, O.K, kishte marrë rrugën drejtë Sirisë.

Në atë kohë, babai i tij, A.K., kishte dëgjuar fjalë nga disa të afërm të tij për shkuarjen e djalit të tij në zonat e konfliktit por nuk i kishte besuar deri sa kishte pranuar një mesazh në telefonin e tij. “Ma ka lyp hallallin me një mesazh”, rrëfen babai i 33 -vjeçarit nga Peja dhe shton se menjëherë kishte njoftuar institucionet e sigurisë.

“Unë vonë kam marrë vesh fatkeqësisht, ai ka shkuar përmes Shqipërisë edhe pse e kam informuar menjëherë policinë për këtë rast që mos t'i ndodhte edhe dikujt tjetër. Kam dëgjuar që ka shkuar, kam pasur një mesazh ku ma ka lyp hallallin dhe për 6-7 muaj nuk kam pasur kontakt. Kam qenë i irrituar, djali i vetëm, i mirë i mençur, katër gjuhë i ka ditur, por fatkeqësisht dikush ka punuar me të më shumë se unë edhe shteti jem”, rrëfen A.K.

Ai vazhdon të tregoj se fati i keq ka qenë që nuk kishte parë ndonjë sjellje nga ana e djalit të tij.

“Fati i keq është që unë nuk kam parëshenja, ndoshta një shenjë e vogël pati nisur të falej, por për mua ka qenë normale dhe pse vetë nuk jam falur.

Në ramazan nuk vinte të hante bukë me ne, pata kërku prej tij i pata thanë mu kthy në rrugë të zotit, më ka thënë ‘cila është rruga e zotit’ i kam thanë prindi, më ka thanë a mos me u falë, i kam thënë me u fal po, pastaj krisi kjo çka krisi por nuk kam pas informacione as unë as nëna e tij”, vazhdon rrëfimin babai i 33 vjeçarit.

A.K., nga Peja edhe sot e ka djalin gjallë por nuk e di saktë vendndodhjen e tij.

Ai ka kërkuar disa herë nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë që ta ndihmojnë në kthimin e djalit të tij.

Madje babai shprehet se djali i tij është i gatshëm të përballet me drejtësinë por me një kusht.

“Sot po kërkoj me i pru fëmijtë dhe nusen, e djali vjen vetë pastaj. Ai është deklaruar që nuk do të ketë problem dhe se do të përballet me drejtësinë, pengesë që nuk është kthyer ai është se gruaja dhe fëmitë nuk kanë dokumentacion. Ai ka shkuar atje prej 9 vitesh por me një fjalë nuk është ai që ka qenë.  Ai që ka shkuar nuk është sot, është djali që ka qenë para se me shku në Siri”, vazhdon të tregojë babai.ë”, rrëfen gruaja e cila momentalisht po jeton në familjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco