Gjashtë meshkuj kosovarë janë diagnostikuar me kancerin e gjirit këtë vit

Gjashtë meshkuj kosovarë janë diagnostikuar me kancerin e gjirit këtë vit

11:28, 23/10/2021

Duket e pazakontë, por kanceri i gjirit prek edhe meshkujt.

Në Kosovë gjatë këtij viti gjashtë meshkuj janë diagnostikuar me kancerin e gjirit.

Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi.

Ai thotë se këtë vit kanceri i gjirit tek meshkujt është në rritje, pasi që këtë vit është 4% më i lartë.

“Po edhe në Kosovë ka raste me kancer të gjirit tek meshkujt, vetëm gjatë këtij viti janë paraqitur 6. Këtë vit është në rritje 4 % më shumë se vitet e kaluara. Diagnoza është e njëjtë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt”, thotë Kurteshi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se më shumë se 2500 burra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo vit.

Sipas kësaj organizate simptoma më e zakonshme është një gungë pa dhimbje në gji. Disa simptoma tjera të kancerit të gjirit janë ndryshimet në madhësinë, formën ose pamjen e gjirit, ndryshimet e lëkurës (si zbehje, skuqje ose gropë), shkarkimi i thithave dhe ndryshimi në pamjen e thithave.

Sipas OBSH-së gjëja më e rëndësishme që mund të bëni nëse gjeni një gungë është të kërkoni ndihmë mjekësore, pasi që sa më herët të kapni kancerin e gjirit aq më i suksesshëm mund të jetë trajtimi juaj.

Përveç kësaj sipas kësaj organizate kanceri i gjirit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, pasi kanceri ndonjëherë paraqitet në pjesë të tjera të trupit dhe mund të ketë disa simptoma të ndryshme si, plagët e hapura në lëkurë, nyjet limfatike të fryra (nën krahët tuaj), dhimbje kockash dhe dhimbje koke.

Për të zvogëluar rrezikun nga kanceri i gjirit OBSH tregon disa gjëra që mund t’i bëni, fillimisht duhet të ushtroni rregullisht, të mbani një peshë të shëndetshme, të ulni përdorimin e alkoolit dhe të shmangni duhanin.

Kujtojmë se përveç meshkujve në Kosovë nëntëmujori i parë i këtij viti është shënuar me 300 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco