Vuçiqit i plas skandali për djalin, i dha një thes me para, të dënuarit për krime lufte

Vuçiqit i plas skandali për djalin, i dha një thes me para, të dënuarit për krime lufte

11:53, 23/10/2021

Gazeta serbe “Danas” është vënë në shënjestër të pushtetit në Serbi pas raportimit për djalin e Aleksander Vuçiqit, Danilon.

Danilo Vuçiq siç shkruan “Danas”, bashkë me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para, 30 mijë euro, një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd.

Bëhet fjalë për “Kapiten Draganin”, i cili në një konferencë për media e ka pranuar edhe vetë se Danilo ka qenë bashkë me delegacionin që e ka pritur pas daljes nga burgu dhe i kanë dhuruar një thes me para.

“Kur nuk e godasin dot Vuçiqin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai.

Ka qenë politikani serb dhe ministri Nebojsha Stefanoviq ai i cili ka drejtuar akuza ndaj “Danas”, duke thënë se gazetat në Serbi po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiqit dhe se po përgatitin grusht shteti.

“Ballina e të përditshmes “Danas”, në të cilën opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiq – jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp dhe turp që e ka e gjithë Serbia”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Ndërsa Vuçiq ka thënë se meqë s’po mundin t’i gjejnë gabime, po i sulmojnë djalin.

Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg. Vasilijkovic doli nga burgu më 28 mars 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco