Shqiptarët në rajon kundër 'Open Balkan', Kamberi e Camaj: Vuçiç destabilizues, nisma i shërben vetëm Serbisë!

Shqiptarët në rajon kundër 'Open Balkan', Kamberi e Camaj: Vuçiç destabilizues, nisma i shërben vetëm Serbisë!

12:12, 23/10/2021

Faktori shqiptar në rajon po e kundërshton nismën e Ballkanit të Hapur, e cila po promovohet me forcë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj, thanë se kjo nismë i shërben vetëm Serbisë dhe akuzuan Presidentin Vuçiç si destabilizuesin kryesor të Ballkanit.

Nga SYRI TV.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është deklaruar kundër nismës “Open Balkan” të inicuar verën e këtij viti nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra, zoti Kamberi akuzoi presidentin serb Vuçiç për standarte të dyfishta duke e lidhur këtë me përpjekjen për krjimin e të ashtuquajturës Botë Serbe, e cila nis me shpopullimin e  Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Po kështu edhe Kryetari i Lidhjes demokratike të shqiptarëve në Malin e Zi, Nikollë Camaj tha se Open Ballkan është interes i Serbisë dhe shkon kundër qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Nisma Open Ballkan e cila po promovohet fuqishëm nga Kryeministri Rama është kundërshtuar nga gjithë faktori shqiptar, sidomos nga Kosova e cila nuk ka pranuar të jetë pjesë e nismës. Po kështu iniciativa në fjalë nuk ka gjetur mbështetje as nga dy vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina. Kritikët e shohin këtë projekt si mbivendosje ndaj Procesit të Berlinit duke theksuar se përfituesja e vetme e nismës është Serbia.     

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco