Kosovë/  Anjë humbje jete dhe 18 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Kosovë/ Anjë humbje jete dhe 18 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

15:09, 21/10/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

 Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.

Në total numri i rasteve aktive është 510.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco