Ushtria e Kosovës po rritet

Ushtria e Kosovës po rritet

13:08, 21/10/2021

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj në një konferencë për media ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë sot Mehaj, në një konferencë për media.

Ndër të tjera, Mehaj u deklarua edhe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Ai ka thënë se gjatë takimeve në SHBA ka marrë përkrahje të plotë, ndërsa është diskutuar për stërvitje të përbashkëta mes dy ushtrive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco