Fillon përçarja brenda VV-së, vjen dorëheqja e parë e një kryetari pas rezultateve në zgjedhjet e fundit

Fillon përçarja brenda VV-së, vjen dorëheqja e parë e një kryetari pas rezultateve në zgjedhjet e fundit

13:01, 20/10/2021

Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, qendra në Mitrovicë, transmeton Syri.net Kosova.

Mujka përmes një statusi të gjatë në Facebook tha se ka dhënë dorëheqje nga të qenurit kryetar por jo edhe nga të qenurit aktivist.

Ai tutje ka shtuar se “Faruk Mujka, nuk është pensionuar nga politika”, pasi thotë se  këtë kënaqësi nuk jua ofron asnjëherë atyre dhe sojit të tyre që festonin deri në skizofreni humbjen e familjes Jashari në Skënderaj.

Shkrimi i plotë i Faruk Mujka:

Të nderuar miq e dashamirë.

Siq e keni lexuar dje në disa portale tona të cilat fatkeqësisht të vetmin qëllim e kan me përça popullin deri në atomin e fundit dhe besa goxha sukses po kan, unë kam dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! - Qendra në Mitrovicë.

Arsyeja e vetme ishte se unë edhe në politikë aplikoj vlerat morale. LVV në këto zgjedhje ka arritur rezultatin më të mirë në historikun e saj të zgjedhjeve lokale me një rritje prej 81% në krahasim me 2017 dhe 4 fishim në krahasim me 2013. Pra, realisht unë jam fitues.
Sa për ilustrim po i prezentoj rezultatet e 3 palë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal:

2013: subjekti i 4
2086 vota 7.86% 3 Asambleistë

2017 subjekti i 4
4820 vota 16.93% 6 Asamblistë 117% rritje

2021 subjekti i 2
8308 vota 30.59% 12 Asamblistë 81% rritje

Por gjithsesi mbaj përgjegjësi për premtimin tim se Kryetari Agim Bahtiri fiton pa ballotazh dhe ne do të kemi 18 asambleistë.
Unë mbaj përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e mia.

Sulmet e ulëta vijnë nga matrapazët e mercenarët që sabotuan Lëvizjen dhe u shitën te PDK me qëllim që pastaj ata të shihen si "shpëtimtarë" dhe "reformues" të Lëvizjes. Por shumë shpejt do ta kuptojnë se do të hasin në një mur kinez për ta.

Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda.

Faruk Mujka, nuk është pensionuar nga politika. Këtë kënaqësi nuk ju ofroj asnjëherë atyre dhe sojit të tyre që festonin deri në skizofreni humbjen e familjes Jashari në Skënderaj.

Unë kam hapur rrugë për ata që me të vërtetë e dojnë dhe i ndihmojnë Lëvizjes por për batakçinjtë e portaleve STOP i pakalueshëm.

P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.
Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull. Rrugë të tretë nuk ka.

Gjërat do të kthehen në normalitet shumë më shpejtë se që mendojmë ne. Koha do të dëshmojë se uji tërhiqet vetë, shkëmbi mbetet i palëkundur, e unë jam nga ata të palëkundurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco