Paralajmërohet ngritje e çmimit të energjisë në Kosovë

Paralajmërohet ngritje e çmimit të energjisë në Kosovë

13:35, 20/10/2021

Paralajmërohet që gjatë sezonit dimëror të vitit të ardhshëm të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në një debate të Lëvizjes “FOL”, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kjo rritje e energjisë do të ndodhë për shkak të rritjes së importit dhe rritjes së konsumit.

“Nuk ka vend për panik, jemi duke shikuar se çfarë masa janë duke u ndërmarrë ne Evropë për krizën energjike. Gjatë dimrit konsumi rritet e po ashtu importi, kjo nuk do të ndihet menjëherë në fillim. Por do të vërehet më vonë nëse importojmë shumë. Qytetarët duhet të kenë parasysh që të mos ngrohen me energji elektrike. Sa më shumë që konsumojmë do të rritet importi, e kjo do të ndikojë në çmimet në vitin tjetër gjatë sezonit të dimrit. Ne nuk mbështetemi krejt në eksport, nuk ka vend për panik, jemi në konsultim më të gjithë dhe po shohim çka po bëjnë edhe shtetet e tjera. Ne nuk mund të prekemi aq shumë, dimrit importi rritet, kriza pritet të vazhdojë deri në qershor të vitit të vjetër. Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë viti tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli ka folur edhe për projektin e gazsjellësit amerikan duke thënë se fokusi i kësaj ministrie ka qenë në energji, dhe shton se edhe pse s’është vazhduar tutje me projektin e gazit, ende po shqyrtohen mundësitë e orientimit të mjeteve për energjinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco