Haradinaj ka dyshime: Pse po dobësohet rendi dhe shteti ligjor në veri të Kosovës?

Haradinaj ka dyshime: Pse po dobësohet rendi dhe shteti ligjor në veri të Kosovës?

11:22, 19/10/2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë periudhës që shkoi ka parë dy operacione në veri të vendit dhe pas këtyre dy aksioneve, ka  pasur përkeqësim të gjendjes dhe dobësim të shtetit ligjor.

“Të gjithë ata që janë të fushës mund ta japin këtë vlerësim. Në këto dy herë kemi dalë më dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, dhe herën e dytë policia jonë ka mbërritur mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale”, ka thënë ai në seancën plenare, transmeton “Indeksonline”.

Më tutje ai ka thënë se kjo po bëhet për ta dorëzuar veriun. Kosova, sipas tij, është me dobët në rend dhe ligj pas këtyre dy operacioneve në atë pjesë të vendit.

Haradinaj ka kërkuar sqarime për këtë gjë. “Pse po dobësohet rendi dhe ligji, dhe shteti ligjor në veri?! Kërkoj sqarime. Çfarë ka ndodhur? Vetëm dy vjet më herët policinë tonë s’ka guxuar askush ta ndalë në veri. S’ka të bëj me zgjedhjet por me tërësinë territoriale”, ka shtuar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco