Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh

08:28, 19/10/2021

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Mirëpo përballja te shumica e komunave do të jetë në raundin e dytë, përfshirë edhe kryeqytetin.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë.

LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik.

PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash.

LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec.

LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik.

PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë.

Po ashtu në raundin e dytë do të ketë edhe disa përballje tjera:

Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Malisheva (Nisma-PDK), Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV).

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të mbahet më 14 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco