Presidentja e Kosovës shkon të votojë me dy vajzat binjake

Presidentja e Kosovës shkon të votojë me dy vajzat binjake

11:44, 17/10/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar të votojë sot në zgjedhjet lokale familjarisht dhe deklaroi se qytetarët e Kosovës, sot vendosin për kualitetin e jetës së tyre duke zgjedhur udhëheqësit e komunave.

Pas votimit në godinën e Fakultetit Teknik, Osmani ka bërë thirre që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, por duke respektuar masat anti -Covid dhe ka uruar që procesi të shkojë mirë.

“Sot qytetarët votojnë për kualitetin e jetës së tyre. I ftoj që të dalin sa më shumë në zgjedhje, shpresoj që procesi të shkojë sa më mirë. Ta dëshmojnë sërish se janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces demokratik që është në të mirë e qytetarëve”, tha Osmani, sipas arbresh.info.

Osmani ka bërë thirrje po ashtu që të respektohen masat anti-Covid, duke thënë se shëndetit i qytetarëve është prioritet i prioriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco