‘Nuk do ta nënshkruaja njohjen e Kosovës’/ Kryeministrja serbe: Mund të humbasim shansin historik për kompromis …

‘Nuk do ta nënshkruaja njohjen e Kosovës’/ Kryeministrja serbe: Mund të humbasim shansin historik për kompromis …

19:08, 16/10/2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, beson se është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

Sipas mediave serbe kryeministrja u pyet nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”.

Sipas saj në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Brnabiç theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco