Tensionet në Veri/ Vuçiç: Do t’i mbroj serbët, uroj të mos vijë puna ta shihni se si

Tensionet në Veri/ Vuçiç: Do t’i mbroj serbët, uroj të mos vijë puna ta shihni se si

15:08, 14/10/2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur edhe një herë rreth aksionit të Policisë së Kosovës ditën e djeshmë në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën veriore.

Gjatë realizimit të operacionit kundër kontrabandës,

Policia e Kosovës është përballur me pengesa nga protestuesit serbë në Mitrovicën veriore dhe Zveçan, ku janë përdorur gjësende të ndryshme për të sulmuar automjetet dhe zyrtarët policorë.

Vuçiç në anën tjetër ka thënë se këto aksione po bëhen qëllimshëm nga Kosova për të treguar forcën.

Ai ka thënë se Serbia do të mbrojë popullin e vetë, duke thënë se janë të gatshëm për ‘luftë’.

”Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë. Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, shkruan Danas, të ketë deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /gazetablic.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco