BE-ja merr një vendim për Kosovën dhe Serbinë

BE-ja merr një vendim për Kosovën dhe Serbinë

16:52, 27/09/2021

Negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbinsë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen më 29 shtator në Bruksel, konfirmoi zëdhënësi i BE Peter Stano.

Ky takim u njoftua dje nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Giuseppe Borrell, i cili u bëri thirrje palëve kosovare dhe serbe që të zvogëlojnë situatën në veri të Kosovës, pra tërheqjen urgjente të njësive speciale të policisë së Kosovës dhe heqjen e pengesave pranë kalimeve Jarinjë dhe Bërnjak.

Borrell tha se “dialogu i ndërmjetësuar nga BE mbetet platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat”.

“Takimi i negociatorëve kryesorë në Bruksel në ditët në vijim është hapi i parë pozitiv. E rëndësishme është që ata të vijnë me një mandat për të diskutuar rrugën e mëtejshme dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që janë në interes të qytetarëve”, ka thënë Borrell. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco