Kosova regjistron edhe pesë viktima nga Covid

Kosova regjistron edhe pesë viktima nga Covid

15:24, 26/09/2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën më 26 shtator se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 77 raste të reja me këtë virus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4 322 mostrave. Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 696 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4176.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 16 481 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 503 498 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech. /Rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco