Krasniqi: Ende nuk janë dënuar ekzekutuesit e 23 pjesëtarëve të një familje në Arbëri të Epërme

Krasniqi: Ende nuk janë dënuar ekzekutuesit e 23 pjesëtarëve të një familje në Arbëri të Epërme

14:43, 26/09/2021

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ende nuk janë dënuar ekzekutuesit e 23 pjesëtarëve të së njëjtës familje në Arbëri të Epërme.

Krasniqi thekson se që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme.

Postimi i Memli Krasniqit:

Një nga monumentet që manifeston sakrificën per liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen nje ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu.

23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë.

Në përpjekje për t'a mbrojtur pragun e shtepise, po atë ditë, ranë dëshmorë Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj!

Në çdo përvejtor të kësaj masakre, kujtojmë me nderim e dhimbje martirët e Abrisë, të cilët janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë, në rrrugën e sakrificës për liri.

Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme. Prandaj drejtësia ndaj tyre, është imperativ që nuk mund të tjetërsohet.

Lavdi martirëve e dëshmorëve të Abrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco