VIDEO/ Vazhdojnë tensionet në Kosovë, filmohet helikopteri i dyshimtë në veri

VIDEO/ Vazhdojnë tensionet në Kosovë, filmohet helikopteri i dyshimtë në veri

11:54, 26/09/2021

Një helikopter është parë duke fluturuar disa herë sot mbi pikën kufitare në Jarinjë, në një kohë kur disa aeroplanë po sillen mbi këtë pikë kufitare.

Ndërsa, në ta nuk është vërejtur ndonjë mbishkrim. Megjithatë, pas incidenteve të raportuar në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.

Serbët tashmë prej disa ditësh po kundërshtojnë vendimin për reciprocitet që përfshin heqjen e targave të vmakinave të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri Albin Kurti mbrëmë thirri Këshillin e Sigurisë.

Në komunën e Zubin Potokut ka pasur edhe incidente, teksa janë djegur zyra, për të cilat Kurti ka akuzuar se pas ngjarjes është Serbia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco