'Kamionët filluan tërheqjen nga barrikada, por u ndaluan nga Policia serbe'

'Kamionët filluan tërheqjen nga barrikada, por u ndaluan nga Policia serbe'

08:30, 26/09/2021

Mbrëmjen e së shtunës u raportua se dy kamionë serbë u tërhoqën nga barrikada, por njëri nga ta u detyrua të kthehet prapa, njoftuan mediat kosovare.

Në fillimin e urës së fundit mbi Liqenin e Ujmanit që të shpie drejt pikës kufitare në Bërnjak në mbrëmjen e së premtës u bë një bllokadë horizontale me automjete të rënda, gjë që vështirësoi dukshëm kalimin e policëve gjatë ndërrimeve të tyre.

azetaBlic tha se nga burime zyrtare, kamioni i parë që u tërhoqë nga barrikada, u lejua nga Policia, por kur këtë tentoi ta bëjë edhe i dyti, pra që të kthehet për Serbi, është ndaluar nga policia serbe dhe është detyruat të qëndrojë në barrikadë.

“Po, është e sigurtë. Ne jemi këtu dhe e kemi parë ngjarjen. Kamioni i parë u lejua të kthehet për Serbi, por kur këtë e kërkoi edhe i dyti, atëherë policia serbe e ndaloi dhe e detyroi të kthehet sërish në barrikadë”, tha ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se sot gjatë ditës së djeshme Kurti mbajti një konferencë për media, ku tha se qëndron prapa vendimit, duke ftuar banorët serbë që të mos bien pre e qëllimeve dashakeqe të Beogradit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco