Gruaja e Albin Kurtit promovon librin e saj në Beograd

Gruaja e Albin Kurtit promovon librin e saj në Beograd

14:31, 23/09/2021

Gruaja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen, ka promovuar librin e saj “Ideja e Lirisë dhe Vetëvendosjes” në Beograd.

Ky libër është përkthyer në gjuhën serbe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi i cili edhe ka organizuar një tryezë diskutimi për temën e së drejtës për vetëvendosje.

Bashkëshortja e shefit të qeverisë kosovare i është bashkuar konferencës së organizuar përmes platformës “Zoom”, ku falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e këtij diskutimi.

Pos autores së librit të pranishëm në këtë takim virtual ishin edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq, drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim, Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Serxhan Darmanoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco