Sherri për bagëtinë në Gjakovë mbyllet me goditje thike mes kushurinjve

Sherri për bagëtinë në Gjakovë mbyllet me goditje thike mes kushurinjve

10:47, 23/09/2021

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, është paraqitur një person i cili kishte marrë lëndime trupore nga therja me thikë prej djalit të xhaxhait.

Menjëherë pas kësaj, patrulla policore ka shkuar në emergjencë dhe nga stafi mjekësor është informuar se viktima ka plagosje me thikë në pjesën e djathtë të brinjëve dhe se  është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Indeksonline ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.

Sipas asaj që viktima ka deklaruar në Polici, ai gjatë ditës kishte pasur konflikt verbal më djalin e xhaxhait rreth kullotjes së bagëtisë në pronën e vëllait.

I dyshuari në mbrëmjë kishte shkuar në shtëpinë e viktimës për t’u sqaruar dhe pasi kishin filluar të ziheshin verbalisht, në debat e sipër i kishte nxjerr thikën dhe ia kishte ngulur në pjesën e djathtë tek brinjët.

Nga ana e patrullës është arrestuar i dyshuari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco