Qytetarët e Kosovës u dërgojnë 'trimave' që po ruajnë rendin në veri, ushqimet dhe pije

Qytetarët e Kosovës u dërgojnë 'trimave' që po ruajnë rendin në veri, ushqimet dhe pije

10:45, 23/09/2021

Disa qytetarë të Kosovës janë përkujdesur që policët që po e ruajnë rendin në veri të vendit të kenë energji të mjaftueshme, duke u dërguar qindra pije energjike.

“Marakli t’kerreve”, grup shqiptarësh në Facebook me mbi 98 mijë anëtarë, njoftoi përmes një postimi se përmes një nisme ua ka dërguar 700 pije energjike policëve në veri të Kosovës.

“Më e vogla që mund të bëjmë si meraklinj për trimat e Kosovës”, shkruhet në postimin e publikuar në këtë grup, ku gjithashtu shihet fotografia e një furgoni të policisë, i mbushur me pije energjike.

Ndryshe, një ditë më parë, disa qytetarë u organizuan në mënyrë vullnetare për t’iu dërguar ushqim policëve në veri, pas raportimeve për shujtat e tyre, të cilat u kritikuan si të dobëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco