Kriza e targave, çfarë ndodhi gjatë natës në pikën kufitare të Bërnjakut

Kriza e targave, çfarë ndodhi gjatë natës në pikën kufitare të Bërnjakut

10:24, 23/09/2021

Qeveria e Kosovës ka nisur të hënën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Mirëpo, që nga e hëna qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, në shenjë pakënaqësie.

RTV Dukagjini raporton se mbrëmë gjatë natës serbët kanë vendosur zhavorr në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Kjo media raporton edhe se protestuesit serbë kanë shtuar numrin e automjeteve të rënda në rrugë.

Që gjatë ditës së djeshme xhandarmëria serbe në afërsi të Jarinjes, është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco