‘Biden nuk e ka përparësi partneritetin me Ballkanin’/ Grenell sulmon fjalimin e presidentit në OKB

‘Biden nuk e ka përparësi partneritetin me Ballkanin’/ Grenell sulmon fjalimin e presidentit në OKB

18:16, 21/09/2021

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar mbi fjalimin e mbajtur në OKB nga presidenti Biiden.

Në postimin e tij në Twitter, Grenell shkruan se në asnjë moment Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

Ai shprehet se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e tij nuk e ka përparësi të partnerizohet me Balkanin.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është  e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”- shkruan ai në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco