Prag përplasjesh në kufirin Kosovë-Serbi, mbërrijnë Njësitë Speciale

Prag përplasjesh në kufirin Kosovë-Serbi, mbërrijnë Njësitë Speciale

09:39, 20/09/2021

Grupe të mobilizuara serbësh kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinjë, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitet në target e automjeteve.

Ata po qëndrojnë në mes të rrugës, edhe pse janë paralajmëruar nga Njësia Speciale që ta lirojnë atë dhe të rinisë qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet.

Policia po zhvillon kontolle të detajuara ndaj automjeteve, ku tashmë shumë kamionë janë ndaluar në këtë zonë kufitare.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, ndërkohë që mediet fqinje raportojnë se aktualisht kjo pikë kufitare është mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco