Kishte shërbyer në polici për 22 vjet, polici në Kosovë pëson infarkt

Kishte shërbyer në polici për 22 vjet, polici në Kosovë pëson infarkt

21:41, 19/09/2021

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën e Podujevës.

Bëhet fjalë për M.Mehmeti i lindur në vitin 1958. Ai kishte pësuar sulm në zemër, derisa ishte duke mbajtur rendin në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë.

Pas sulmit ishte dërguar për në QKUK, por kishte vdekur gjatë rrugës.

Lidhur me rastin, është kontaktuar policia për të mësuar detaje të tjera, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Mehmeti kishte shërbyer për 22 vite, duke qenë kështu gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco