Aksion i përbashkët i policisë zvicerane dhe kosovare kundër korrupsionit, pastrimi të parave…

Aksion i përbashkët i policisë zvicerane dhe kosovare kundër korrupsionit, pastrimi të parave…

12:18, 19/09/2021

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunimin e shtetin zviceran ka zhvilluar javen që e lamë një operacion të bastisjeve në katër zona, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe dokumentacione tjera përcjellëse, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise se Kosovës.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe Prishtinës. Mësohet se aksioni është zhvilluar pas kërkesës së pranuar nga autoritetet policore të qeverise helvetike, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga shteti i Zvicrës, nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare.

Në rajonin e Gjakovë dhe Prishtines janë bastisur disa shtëpi banesa si dhe objektee zyre nderrmarjesh.

Gjatë këtij aksioni të përbashket policor mes atyre të Zvicrës dhe Kosovës jane konfiskuar vetura, janë arrestuar persona të dyshuar për veprat penale ”pastrim i parave”, “mashtrim” dhe “falsifikimi i dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës, raste cilat janë duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco