Kurti e takon për të dytën herë brenda tre ditësh sllovakun Lajçak

Kurti e takon për të dytën herë brenda tre ditësh sllovakun Lajçak

16:20, 17/09/2021

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Moroslav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

 

Ky është takimi i dytë i Lajçak me kryeministrin Kurti, pasi që ishin takuar edhe ditën e parë të qëndrimit të Lajçak në Kosovë.

Nuk dihet se cila është arsyeja që Lajçak po qëndron për të dytën herë tek kryeministri i vendit.

Ky i fundit, para se të vinte në pushtet e kishte theksuar e ritheksuar se dialogu nuk është ndër prioritetet e tij të para, por që nga veprimet e mëvonshme të tij, u la të kuptohet se ky konstatim i tij kishte ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco