Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në protestë

Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në protestë

09:08, 17/09/2021

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë. Protesta para Ministrisë së Shëndetësisë do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq para Qeverisë në orën 13:00.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar ne vendimin e Kryesisë se FSSHK-së te datës 14.09.2021, pas diskutimit të të gjitha mundësive për reagim sindikal në përputhje edhe me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19 ka vendosur unanimisht të njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante te qeverisjes vendore (Presidentën, Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ministrin e Shëndetësisë dhe Mediat) se me datë 17.09.2021 do mbahet protestë. Protesta do të mbahet në ora 11:00-11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë:

Vazhdimi i dialogut social,

Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njejtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

Ligji mbi pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, pjesëmarrës në Protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19. “Njëkohësisht ju njoftojmë që Protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco