Shpend Ahmeti parashikon balotazh mes këtyre dy kandidatëve në Prishtinë

Shpend Ahmeti parashikon balotazh mes këtyre dy kandidatëve në Prishtinë

19:34, 16/09/2021

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një parashikim për zgjedhjet lokale, si dhe ka dhënë një ide për kandidatët eventual të balotazhit.

Ahmeti ka thënë se nëse gara shkon në balotazh, humbësi i zgjedhjeve duhet të bëhet Ministër i Shëndetësisë.

“Nqs Prishtina shkon në balotazh le të jetë marrëveshje. Ai që humbet të bëhet Ministër i Shëndetësisë.”, ka thënë ai.

Në garën për Prishtinën janë Ministri i tanishëm i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“win – win?”, ka shtuar Ahmeti duke thënë se kjo do të ishte një situatë në të cilën nuk do të humbiste qytetari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco