Kurti për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut: Ato do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në dy anët e kufirit

Kurti për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut: Ato do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në dy anët e kufirit

19:13, 16/09/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e parë të dy qeverive, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, shkruan Syri.net Kosova.

“Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intenzive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore.

Marrëveshjet e sotme, sikurse ajo për rrugën Prizren – Tetovë dhe lidhja Brezovicë – Popova Shapkë (Kodra e diellit) dhe Rehabilitimi i tampon zonës kufitare në Han të Elezit, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit. 

Këtë e kemi obligim politik dhe përgjegjësi institucionale”, ka thënë ai.

Si më të rëndësishëm ai e cilësoi marrëveshjen SOBA, e cila rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të FSK-së në territorin e Maqedonisë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco