Zaev: S'mendojmë njësoj me Kurtin për 'Open Balkan', po kjo s’na pengon të bashkëpunojmë

Zaev: S'mendojmë njësoj me Kurtin për 'Open Balkan', po kjo s’na pengon të bashkëpunojmë

14:16, 16/09/2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për media pas mbledhjes së dy qeverive ka thënë se me kryeministrin Kurti nuk ndajnë opinion të njëjtë për “Open Balkan”, por kjo nuk e pengon bashkëpunimin ndërshtetëror. Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda tyre, raporton Gazeta Express.

“Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”, tha Zaev para gazetarëve.

Ndërkaq, sa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”, Kryeministri Kurti ripërsëriti atë që tha në Tiranë para dy ditësh, se iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda përkrahen nga Kosova.

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE-ja është fati ynë, andaj edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco