Zoran Zaev mirëpret Albin Kurtin: Kemi të njëjtin qëllim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Zoran Zaev mirëpret Albin Kurtin: Kemi të njëjtin qëllim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian

13:49, 16/09/2021

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka pritur sot Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës për një takim të përbashkët të dy qeverive. Zaev njoftoi në Fb mbi takimin dhe synimet:

"Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut mirëprita kolegun dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ne jemi duke promovuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdimisht, dhe për këtë qëllim sot jemi duke mbajtur një seancë të përbashkët ndërqeveritare.

Me kryeministrin e Kosovës Kurti biseduam për interesat e përbashkëta integruese të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si vendet fqinje, që ndajnë vlera evropiane dhe që kanë të njëjtin qëllim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Popujt dhe shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe ne po ndërmarrim hapa për promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh".

Në vijim, konferenca për shtyp e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco