Kurti: U pajtuam me Merkel që Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal

Kurti: U pajtuam me Merkel që Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal

19:50, 14/09/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila sot gjatë ditës qëndroi në Tiranë.

Kurti përmes një njoftimi në Twitter ka thënë se i ka nënvizuar kancelares gjermane nevojën për inevstim në ekonomi dhe në arsim.

Ai shtoi se u pajtuan që Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal.

“Në takimin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nënvizova nevojën për investim në ekonomi dhe në sistemin tonë arsimor për të krijuar vende të reja të punës. U pajtuam se Procesi i Berlinit mbetet paltforma për bashkëpunim rajonal”, ka shkruar Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit është edhe mesazh indirekt për Edi Ramën, Vuçiqin e Zoran Zaevin, meqë kreu i Qeverisë së Kosovës në vazhdimësi ka injoruar iniciativën e treshës për “Open Balkan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco