Kurti: Kemi kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, s’janë si ato qendrore

Kurti: Kemi kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, s’janë si ato qendrore

19:24, 13/09/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për medie pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar.  Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.

“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale.

Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco