Albin Kurti viziton Suharekën e goditur rëndë nga zjarret

Albin Kurti viziton Suharekën e goditur rëndë nga zjarret

11:11, 03/08/2021

Në disa zona në komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer prej ditësh. Duke qenë Suhareka komuna më e goditur nga zjarret, sot me mëngjes kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në këtë komunë.

Kurti pasi ka mbajtur një takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me të kanë shkuar në fshatin Studençan për të parë nga afër gjendjen.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit, njofton RTK.  Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.

“Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane”, thuhet në njoftim.

Ministria e Bujqësisë ka ftuar të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe mobilizim në shuarjen e tyre.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7 për qind të territorit të Republikës së Kosovës. Zjarret në pyje, përveç masës drunore, rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco